Ora News - Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi prej 4100 copë paketa cigaresh dhe një shumë e konsiderueshme parash prej më shumë se 4 milionë lekësh, janë sekuestruar nga policia gjatë një operacioni të koduar "Ndjekja".

Në pranga përfunduan dy persona, Fatmir Bishanaku, 49 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër dhe Xhevahir Likaj, 26 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Muriqan Shkodër.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. P, 32 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.

Sipas policisë, "këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm në fushën e Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sekuestrohen-mbi-4-mije-paketa-cigare-e-miliona-leke-dy-ne-pranga

Recommended