Report TV - Tiranë, sekuestrohen 2.7 ton kafe, cigare, automjete dhe 300 mijë lekë, 17 të arrestuar
  • 6 years ago
Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal që kryente kontrabandë mallrash, ndërsa ka arrestuar 17 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Anëtarët e grupit kriminal në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Nga operacioni janë bllokuar 2.7 ton kafe e dyshuar kontrabandë, me një vlerë 900 mijë lekë, 2 automjete, 28 telefona, 105 000 paketa pa pullë fiskale me vlerë 28 milionë lekë dhe 300 mijë lekë. Secili prej të ndaluarve kishte funksione dhe role të caktuara në këtë veprimtari si financues, transportues, tregtues dhe apo magazinues malli.

Malli i sekuestruar u gjet kontrollit në njësi tregtare, dyqane, lokale, magazina, banesa dhe kioska. Policia e Shtetit ka publikuar për mediat pamjet e operacionit të sekuestrimit të cigareve kontrabandë në Tiranë.

Në pamje duket një makinë e tejmbushur me cigare dhe një bazë e grupit kriminal ku ishin depozituar mallrat. Mes personave të arrestuar, disa janë me precedent penal për kontrabandë mallrash. Ndërsa emrat e pesë personave që janë në kërkim nuk bëhen të ditur për arsye hetimi nga polica.
Recommended