Ora News - Provime me lekë, ndalohen ndërmjetësit tek pedagogët e Universitetit Elbasan

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre sekserë pranë pedagogëve të Universitetit të Elbasanit janë vënë në pranga si të përfshirë në një skemë për notë kaluese në provime kundrejt parave.Të dyshuar janë janë disa pedagogë, por emrat nuk bëhen të ditur për arsye hetimore, sikurse edhe shumat e paguara për nje pesë.

Tre sekserë pranë pedagogëve të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" janë arrestuar në Elbasan pasi akuzohen se ndërmjetësonin për marrjen e notave kaluese në provime kundrejt pagesave.

Të arrestuarit janë Skënder Stafa, 46 vjeç, Qamil Murataj,49 vjeç dhe Medi Hana, 50 vjeç.

Ata u vunë në pranga në kuadër të operacionit të koduar "Sezoni", pas një hetimi gati dy mujor me metoda speciale nga Policia dhe prokuroria e Elbasanit.

Policia thotë se gjatë kësaj kohe është dokumentuar e plotë e gjithë veprimtaria kriminale, që sipas kohës së hetimit, përkon me provimet e vjeshtës në Universitet.

Policia nuk i bën të ditur emrat e pedagogëve me të cilët kanë bashkuar tre sekserët, edhe pse burimet flasin se disa prej tyre janë hetim.

As shumat që studentët kanë paguar për një 5 nuk bëhen të ditura, por nën zë pranë Universitetit të Elbasanit flitet se një notë kaluese kushton nga 100 deri në 200 euro.

Ky është rasti i dytë i korrupsionit në Universitetin e Elbasanit i zbuluar brenda këtij viti.

Në muajin maj, 7 persona, mes të cilëve dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, shefja e departamentit të gazetarisë dhe një pedogoge dhe tre sekserë u vunë në pranga pasi kishin ngritur një skemë të notave kaluese me para.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lsi-akuzon-prokurorine-me-akt-te-paligjshem-pushoi-ceshtjen-ndaj-rames

Recommended