Vrasja ne Elbasan, ndalohen 7 persona |Lajme-News

  • 4 years ago
Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe atentati me snajper që iu bë Ardian Çapjat në Elbasan, ka bërë që policia të shtojë kontrollet në kërkim të personave që janë të përfshirë në këto ngjarje.
Operacionet e kryera nga FNSH në këtë qytet ditët e fundit kanë bërë që të ndalohen disa të rinj që mund të kenë lidhje me këto dy ngjarje pavarësisht se ende nuk ka prova.
Bëhet fjalë për persona nga zonat periferike të Elbasanit, që mendohet se kanë marrë pjesë në dy atentatet e fundit në këtë qytet. Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se të 7 të ndaluarit kanë mohuar përfshirjen në vrasjen e 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, ndërkohë që hetimet tregojnë se konflikti nuk ka ardhur për drogën, por si përplasje e dy grupeve.
Emiljano Ramazani u ekzekutua më 20 Korrik nga persona të maskuar, të cilët më pas dogjën makinën. Kthimi i disa personave nga jashtë shtetit, pjesë e grupeve kriminale, ka bërë që të shtohet vigjilenca në Elbasan, nga frika e ndonjë hakmarrje.
Përgjatë ditëve në vijim bëhet e ditur se policia do të shtojë kontrollet në këtë zonë, por edhe në disa qytete të tjera, me risk për ngjarje kriminale, siç është Durrës, Vlora, Lezha dhe Tirana.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/