Shperthen gazi ne Elbasan, plagosen 7 persona |Lajme-News

  • 4 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e ish-Metarlurgjikut në Elbasan.
Si pasojë e rrjedhjes së pakontrolluar të gazit në subjektin privat ?Alba Gaz?, ka ndodhur një shpërthim duke shkaktuar plagosjen disa punëtorëve.
Fillimisht u raportua për 7 persona, 3 nga të cilët janë në gjendje të rëndë. Por policia në një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje bëri të ditur se janë plagosur vetëm tre persona te moshës 42, 61 dhe 69 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit ku dhe po marrin trajtim të specializuar mjekësor.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses të cilat kanë bërë të mundur mbylljen e gazit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/