Vrasja në Elbasan për kokainën, Ora News siguron pamjet e makinës së viktimave
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Përplasjet mes bandave në trafikun e drogës janë pista kryesore që po heton policia në lidhje me vrasjen e tre personave në atentatin mafioz që ndodhi në zonën e Bradasheshit në Elbasan rreth orës 21.15 të së shtunës.

Viktimat sipas policisë, janë dy shtetasit shqiptarë Arben Dylgjeri, 56-vjeç, emigrant në Angli, nipi i tij Endri Alibej, 34 vjeç, emigrant në Holandë si dhe shtetasi turk Erdal Dyranay, 51 vjeç.

Ata ishin duke udhëtuar me një makinë fuoristradë me targa rumune AG 71 WYP në momentin kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi duke i lënë të vdekur në vend.

Vrasja ka ndodhur pak minita pasi tre viktimat dhe familjarë të tyre kishin dalë nga një restorant në zonën e Peqinit.

Të dhënat e policisë flasin për katër autorë që kanë ndjekur gjithë lëvizjet e viktimave për disa orë dhe kanë vendosur të realizojnë atentatin në një zonë ku nuk kishte as ndriçim e as kamera në rrugë.

Makina e viktimave ka qenë në ecje në momentin e sulmit dhe pas humbjes së jetës së drejtuesit ka dalë nga rruga duke u përplasur me rrethimin e një objekti në anë të rrugës. ndërkaq familjarët e tre personave të ekzekutuar, pesë gra dhe tre fëmijë, nuk kanë pësuar dëmtime pasi ndodheshin në një automjet tjetër disa metra pas fuoristradës me targa rumune që u bë objektiv i sulmit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-ne-elbasan-kokainen-ora-news-siguron-pamjet-e-makines-se-viktimave
Recommended