Ora News – Provime me lekë, zv/dekani garanci 10 mln lekë, pedagogu tjetër në spital

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë, atë të ?arrestit shtëpiak? me mbikqyrje elektronike dhe garanci pasurore, për dy pedagogët e Universitetit ?Luigj Gurakuqi?, Simon Lufin dhe Rokin Daberdakun.
Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të hetimit që ende vijon në ngarkim të të akuzuarve.
Zv/dekani, Rokind Daberdaku, mësohet se i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij si dhe ka paraqitur garanci pasurore prej 10 milion lekëve të vjetra.
Ai ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë me qëllim zbardhjen e akuzave ndaj tij.
Nga ana tjetër, pedagogu Simon Lufi nuk u paraqit ne gjykatë për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë, pasi ndodhet i shtruar në repartin e Kardiologjise në spitalin e Shkodrës.
Ai u mbrojt nga avokati i tij, ndërsa pala mbrojtëse e dy pedagogëve e ka cilësuar si të pa ligjshëm arrestimin, pasi nuk ka baza se këta dy pedagogë të kenë lidhje me akuzat dhe me personat e akuzuar si sekserë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/provime-me-leke-zvdekani-garanci-10-mln-leke-pedagogu-tjeter-ne-spital/

Recommended