Report TV -Ofron vetëm 800 mijë lekë garanci, Apeli i Vlorës lë në burg Mihal Kokëdhimën
  • 5 years ago
Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në burg, Mihal Kokëdhimën i cili u bë i njohur pas sherrit me turistët spanjollw të cilët i terrorizoi duke u ngjitur mbi furgonin e tyre, vetëm se ata kishin refuzuar porosinë. Seanca është zhvilluar këtë mëngjes në gjykatën e Apelit Vlorë me dyer të mbyllura.

Nëpërmjet avokatit mbrojtës, Kokëdhima ka kërkuar lehtësimin e masës së 'arrestit me burg', madje burime për Repor Tv bëjnë me dije se Kokëdhima ofroi si garanci pasurore vëtëm 800 mijë lekë. Gjykata e Apelit me relator Petrit Aliajn, Skënder Daminin dhe Klodiana Gjyzari ka refuzuar kërkesën e Kokëdhimës duke e lënë në burg. Mësohet se gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, Kokëdhima ka qëndruar i heshtur duke ju përgjigjur vetëm pyetjeve që kishin të bënin me identitetin e tij.
Recommended