RTV Ora - Terrorizoi turistët spanjollë, Apeli i Vlorës mban në burg Mihal Kokëdhimën

  • 5 years ago
#rtvora
Mihal Kokëdhima, biznesmeni që dhunoi familjen e turistëve spanjollë në Porto Palermo, me një shfaqje skandaloze pamjet e të cilës bënë xhiron e botës do të përballet nga burgu me drejtësinë. Apeli i Vlorës i mohoi 55 vjeçarit lirinë duke vendosur ta mbajë në qeli.
Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit që sulmoi familjen e turistrëve spanjollë pranë lokalit të tij në Porto Palermo që tashmë është prishur nga IKMT do të mbetet në burg deri në fund të hetimit. Gjykata e Apelit Vlorë i ka mohuar atij lirinë.
Sulmi ndaj turistëve, pamjet e të cilit bënë xhiron e botës dhe shkaktuan zemërim e reagime të ashpra po i kushton shumë biznesmenit 55-vjeçar.
Teksa bar-restoranti në Porto Palermo tashmë është rrënuar nga IKMT, Mihal Kokëdhima do ta bëjë nga qelitë e burgut përballjen me drejtësinë.
55-vjeçari kishte apeluar vendimin e shkallës së parë dhe kishtë zëvendësuar avokatët e parë me Gëzim Veleshjen, i cili kërkoi lehtësim të masës së sigurisë.
Por treshja e gjyqtarëve Skënder Damini, Klodiana Gjyzari dhe Petrit Aliaj vendosën të mbajnë në qeli deri në fund biznesmenin 55-vjeçar, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Ata pranuan kërkesën e prokurorit Kleant Zeka që kërkoi mbajtjen në burg për akuzat e ?kanosjes?, ?dëmtime të tjera me dashje? dhe ?shkatërrimi i pronës?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/apeli-refuzon-kokedhimen-e-le-ne-burg-sulmin-ndaj-turisteve-spanjolle

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended