Report TV - Kanina e Vlorës së shpejti një fshat i vizitueshëm nga turistët

  • 7 years ago
Një projekt i Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë ka filluar evidentimin e shtëpive të vjetra në Kaninë të Vlorës.

Shtëpitë të cilat ndodhën në këtë fshat kanë rëndësi kulturore dhe historike. Një grup i Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Vlorë ka mbërritur në fshatin Kaninë, për të parë dhe evidentuar të gjitha objektetet e rëndësishme.

Projekti parashikon edhe ndërhyrje në kalanë e Kaninës, sheshin kryesor të fshatit si dhe segmentin rrugor që të drejton nga Vlora drejt fshatit. Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli e ka cilësuar një projekt me vlera të rëndësishme për historinë e zonës.

Sipas Lelit, rikonstruksioni i këtyre objekteve do të rrisë numrin e turistëve të cilët do t?i drejtohen Kaninës për ta vizituar atë.

Nga ana tjetër drejtoresha e monumenteve të kulturës, Arta Bollani, ka thënë se vlerat kulturore dhe histori të këtij fshati janë me rëndësi të veçantë për historinë e vendit.

Bollani ka theksuar se do të evidentohen të gjitha objektet dhe brenda 3 muajve do të nisë implementimi i këtij projekti.