Report TV -Terrorizoi turistët spanjollë, Apeli merr vendimin për Mihal Kokëdhimën

  • 5 years ago
Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi masën 'Arrest me burg' për Mihal Kokëdhimën, pronarin e resortit pa leje 'Panorma' që u shemb në Porto Palermo dhe që terrorizoi familjen spanjolle duke hipur mbi makinën që ata po lëviznin dhe duke qëlluar xhamin për më shumë se 3 kilometra.

Masa 'arrest me burg' fillimisht është dhënë nga gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë por vendimi u apelua. Seanca ndaj Kokëdhimës është zhvilluar një ditë më parë në gjykatën e Apelit Vlorë, ndërsa trupi gjykuese është përbërë nga Skënder Damini, Klodiana Gjyzari dhre Petrit Aliaj, ndërsa prokuror në Apelin e Vlorës, Kleant zeka. Ndërsa avokat i Kokëdhimës, Gëzim Veleshinja. Kokëdhima nuk është përfaqësuar nga të njëjtët avokat ,që ishin të pranishëm në seancën e masës së sigurisë në gjykatën e shkallës së parë, të cilët nuk e kanë përfaqësuar sërish.

Pala mbrojtëse e Kokëdhimes ka ngritur gjithsesi të njëjtin pretendim si në seancën e Shkallës së parë,duke kërkuar një masë sigurie më të lehtë për Kokëdhimën,i cili akuzohet për tre vepra penale,"Shkatërrim të pronës",'Dëmtime të tjera me dashje" dhe "kanosje".

Pas konfliktit me familjen spanjolle ku Report Tv siguroi videon ekskluzive ku shihej Mihal kokëdhima duke sulmuar me grushte xhamin e parë të furgonit në lëvizje, IKMT vendosi të shemb resortin ku kishte nisur konflikti pasi ishte pa leje. E gjithë zënka që u bë 'hit' në mbarë botën nisi nga një sasi peshku më pak që turistët spanjoll kishin kërkuar.

Recommended