Report TV -Rritja e çmimit të biletave, Gërxhani: Për turistët është pozitive
  • 4 years ago
Iniciativën e Ministrisë së Kulturës, ku për vitin 2020 çmimet e biletave për në muze, parqe edhe kala janë rritur, nënkryetari i Shoqatës së Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike Kliton Gërxhani e konsideron pozitive. Kjo, sepse sipas tij, ndryshe nga biletat individuale që kanë pësuar rritje, ato në grup janë më të favorizuara.

?Kemi një ndryshim sivjet, në raport me vitet e tjera, MK ka vendosur që të marrë vendim për rritjen e biletave në site, muze edhe parqe. Shoqata jonë reagoi që të paktën për vitin 2020 të ketë një zbutje tek operatorët vendas, duke qenë se këto çmime janë dhënë për këtë vit tek operatorët e huaj, ndryshe diferencën duhet ta paguanim vet. Kërkesa jonë për të ul numrin nga 30 në 12 individ është në vrazhdën e bashkëpunimeve, plus që për këtë vit do të ketë një rritje minimale?, shprehet Gërxhani.
Recommended