Report TV -Apeli rrëzon vendimin e shkallës së parë/ Tahiri: Padrejtësi! Ju garantoj jam i pafajshëm
  • 4 years ago
"Nuk e prisja, mendoja që pas thuajse 3 viteve histori do merrte një drejtim. Rikthimi në pikën zero është padrejtësi. Mua realisht nëse ka një njeri të dytë në Shqipëri që zvarritet kështu gjykatave më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam mbajtur, nëse ka dhe një shqiptar të dytë. Totalisht ishte pakuptimtë për mua që kjo histori të vazhdojë 3 vjet. E kam kuptuar që çdo fjalë e imja më shumë jepet kuptim nga ju (u drejtohet gazetarëve) se ajo që unë dua të them. Nuk kam asnjë emocion përveç domosdoshmërisht për të shkuar përpara deri në fund. Një gjë është e sigurt që beteja fillon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston, gjykata tha Prokuroria nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale, se cilat janë këto unë nuk e di para se të shoh vendimit. Zvarritja është padrejtësi, sipas përkufizimit drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Cdo javë i dërgoja presidentit të emrave të gjyqtarëve që shkelin më parë ligjin, kur drejtoja ministrinë e Brendshme. nuk kam bërë kompromise në kurriz të askujt, nëse kjo do kthehet mbrapsh unë prap në këmbë do jem. Me Vetting janë gjyqtarët që më gjykojnë, më intereson drejtësia, kam luftuar edhe pse kam bërë gabime. Jam të drejtë atyre që më paragjykojnë pse nuk futem në burg, ju garantoj nuk kam bërë asnjë faj", tha Tahiri.
Recommended