Tahiri/ Bie denimi por edhe pafajësia! Apeli kthen dosjen për rigjykim, ish ministri: Padrejtësi
  • 4 years ago
TIRANË- Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe rikthen çështjen për gjykim. Vendimi është marrë ditën e sotme, në seancën që ka zgjatur rreth 30 minuta.

Trupa gjykuese u shpreh se nuk ka asnjë provë për shpërdorim detyre, për të cilën u dënua Tahiri, duke kërkuar rigjykimin e dosjes nga e para. Vendimi i shkallës së parë që dënoi Tahirin me 3 vite shërbim prove është rrëzuar tashmë dhe ish-ministri do të nisë betejën nga fillimi me drejtësinë. Që do të thotë se me rrëzinim e vendimit të Gjykatës së Apelit, bie edhe dënimi me 3 vite shërbim prove për shpërdorim detyre. Ai do të gjykohet nga e para për tre veprat penale "Trafikimi i narkotikëve?, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ? Grupi i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Të pranishëm në sallë ishin edhe përfaqësues të ambasadës Amerikane, teksa gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Tahiri e priti i qetë vendimin për rigjykimin e çështjes së tij. Duke mos pasur një vendim të formës së prerë nga drejtësia, Tahiri nuk mund të bëhet pjesë të paktën për zgjedhjet e ardhshme.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit ?Habilaj? ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara. Në shtator të vitit të kaluar ish-Prokuroria e Krimeve kërkoi dënimin e tij me 12 vite, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar shkonte 8 vite, por  gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite burg me shërbim prove. Të dy palët nuk u kënaqën duke e apeluar vendimin, prokuroria që nuk tërhiqet nga kërkesa për dënimin e tij me 12 vite, ndërsa ish-ministri kërkon pafajësi të plotë. Në seancë për herë të parë pas vetëdorëzimit ishte i pranishëm edhe Jaeld Çela.
Recommended