Ora News - Pasuria e Mark Frrokut, Apeli i kthen katër prona të sekuestruara

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pjesës më të madhe të pronave të sekuestruara të ish-deputetit Mark Frroku.

Megjithatë është pranuar zhbllokimi i katër pronave, apartamenteve dhe dyqane për të cilat Gjykata e Shkallës së Dytë ka vendosur t'ia kthejë ish-deputetit.

Mark Frroku u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës për tre vepra penale: 'Fshehje të pasurisë', 'pastrim parash' dhe 'ndërtim të paligjshëm'.

Pasuritë, të cilat më herët janë vendosur nën sekuestro dhe Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi konfiskimin, janë një sërë apartamentesh në Tiranë, Orikum dhe Shëngjin, vlera e të cilave është vlerësuar nga ekspertët rreth 500 mijë euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/apeli-i-krimeve-te-renda-heq-nga-sekuestro-vetem-4-prona-te-mark-frrokut

Recommended