Ora News - Jo ekstradimit të Frrokut, avokati: Apeli në Hagë vendosi kundër Shqipërisë
  • 5 years ago
#oranews #ekstradim #arbenfforku

Biznesmeni Arben Frroku i dënuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, rrezikon të mos ekstradohet në Shqipëri.

Ndonëse nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet, avokati i Frrokut Tonin Prendi ka thënë për Ora Neës se Gjykata e Apelit në Hagë ka vendosur të refuzojë kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e biznesmenit.

Sipas avokatit, motivi i vendimit të gjykatës lidhet me pretendimet e Frrokut se nuk është autor i ngjarjes për të cilën akuzohet si dhe faktin se në Shqipëri nuk ka garanci për një proces të drejtë ligjor kundër tij për shkak të akuzave të motivuara politikisht.

Arben Frroku u arrestua në Selanik të Greqisë pas vrasjes së Dritan Lamaj por e fitoi lirinë pasi gjykata e shkallës së parë i dha pafajësinë për atentatin ndaj zyrtarit të policisë në muajin shkurt të vitit 2013.

Ai u largua nga Shqipëria por u dënua në mungesë nga Gjykata e Apelit me burg të përjetshëm pasi prokuroria apeloi vendimin e pafajësisë të dhënë në gjykatën e shkallës së parë për krime të rënda.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/jo-ekstradimit-te-frrokut-avokati-apeli-ne-hage-vendosi-kunder-shqiperise

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended