Top News - Tahiri, zbardhet vendimi/ Pse çështja u kthye për rigjykim
  • 4 years ago
Gjykata Apelit nuk mundi të japë as vendim fajësie dhe as pafajësie për Saimir Tahirin, por edhe për ish-kryepolicin Jaeld Çela. Por e riktheu në ?shkallën e parë? e cila në muajin shtator 2019 e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, duke e dënuar me 3.5 vite shërbim prove dhe ndalim të së drejtës për të ushtruar funksione publike.
Top Channel ka siguruar edhe vendimin që arsyeton pse çështja u kthye për gjykim në shkallën e parë. Ndër të tjera aty thuhet se ?përtej çdo dyshimi të arsyeshëm nuk arrihet të provohet bashkëpunimi mes të pandehurve?.
?Megjithëse nuk u provua përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që marrëdhëniet mes të pandehurit Saimir Tahiri dhe të pandehurit në procedim të lidhur Moisi habilaj të kenë qenë në nivelin e bashkëpunimit për kryerjen e trafikimit të narkotikëve gjykata vërën situata të pashpjegueshme plotësisht nisur nga funksioni publik i rëndësishëm i ministrit të Brendshëm që ka mbajtur i pandehuri Saimir Tahiri, në periudhën respektive, të cilat nuk gjejnë argumentim e dalin tej kuadrit të marrëdhënieve të farefisnisë së largët që ka pohuar vetë i pandehuri?, thuhet në dokument.
Ndërkohë në arsyetimin e mëtejshëm thuhet se sipas gjykatës së shkallës së parë të Apelit, Prokuroria është kontradiktore në ato që thotë: ?Mbi bazën e fakteve penale të atribuara në aktin e komunikimit të akuzës, gjykata e shkallës së parë pasi ka shqyrtuar e vlerësuar aktet e fashikullit të gjykimit në tërësi, ka argumentuar në lidhje me akuzën se: Akuza e ngritur nga prokuroria i referohet rasteve kur është kapur dhe sekuestruar objekti material i veprës penale, të cilat janë ato sasi lëndë narkotike cannabis sativa që është arritur të sekuestrohet në Itali
Megjithatë prokurori në akuzën e ngritur nuk ka identifikuar veprime konkrete të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela që të kenë pasur si pasojë të drejtpërdrejtë ekzekutimin e ndonjë prej episodeve konkrete ku është kapur lëndë narkotike në Itali.?
Sipas prokurorisë të pandehurit kanë vepruar në rolin e ndihmësit pasi duke qënë në funskione shtetërore kanë lehtësuar , larguar pengesat apo kanë dhënë informacion për kultivuesit dhe trafikuesit e lëndës narkotike.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow...
Recommended