Report TV -Zbardhet vendimi/ Pse rigjykimi i vrasjes së Azem Hajdarit do jetë në dorë të SPAK!
  • 5 years ago
TIRANE - Një nga vrasjet më të bujshme në historinë e Shqipërisë, ajo e ish-deputetit Azem Hajdari më 12 shtator të vitit 1998, është tashmë në duart e Gjykatës për Krime të Rënda, për të nisur gjykimin nga themeli. Për këtë vrasje, është dënuar në mungesë Izet Haxhia, truprojë e ish-presidentit të asaj kohe Sali Berisha, deri në vitin 1998. Me rikthimin e tij në Shqipëri, pas viteve të tëra arratie në Turqi, Izet Haxhia, tashmë pas qelisë, kërkoi rigjykimin nga e para të dosjes "Hajdari", vrasje për të cilën ka pretenduar pafajësi që në momentin e parë kur është akuzuar si ekzekutori i ish-dhjetoristit.

Gjykata e Tiranës, që e ka dënuar në mungesë me 25 vjet burg Izet Haxhisë, shpalli moskompetencë për të rigjykuar çështjen, duke ja kaluar Gjykatës për Krime të Rënda, që ka në kompetencë vrasjen e ish-deputetit.
Recommended