Zbardhet vendimi i GJKKO për sekuestron e 26 pasurive të Ylli Ndroqit! Akuza për pastrim parash
  • 3 years ago
Pas hetimeve të SPAK, GJKKO vendos sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit. Hetimet për Ylli Ndroqin kanë nisur më 21 korrik 2020 në kuadër të ligjit anti-mafia. Ylli Ndroqi i njohur dhe si Xhemal Pasmaçiu është arrestuar për trafikim heroine në Turqi e Itali, konkretisht i arrestuar për heroinë në 1998 në Turqi dhe në 2015 në Itali. Ylli Ndroqi u arrestua në Itali edhe si organizator i trafikut të drogës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ylli Ndroqi është shoqëruar në policinë e Tiranës, për t'ju komunikuar vendimi i sekuestro së pasurisë. Ai është ndaluar nga FNSH dhe RENEA së bashku me eskortën e tij dhe nuk ka bërë rezistencë.
Recommended