BE kritika amnistisë fiskale të qeverisë: Hapësira për evazion fiskal dhe pastrim parash
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një ditë pasi mazhoranca kërkoi shtyrjen e diskutimit të projektligjit të amnistisë fiskale në Kuvend, zbulohen edhe kritikat e misionit të Bashkimit Evropian për këtë propozim të qeverisë. Në 9 pika, BE në Tirana thotë se projekti siç është krijon hapësira për evazion fiscal dhe pastrim parash që vijnë nga jashtë, ndërsa e quan të pajustifikuar urgjencën me të cilën qeveria kërkon ta kalojë në Kuvend.

Misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka kritika për ligjin e qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale.

Në një raport konfidencial, pasi ka analizuar projektin që Ministria e Financave ia ka dorëzuar më 9 korrik, misioni i BE-së shprehet se është e pakuptueshme emergjenca me të cilën qeveria kërkon ta kalojë këtë ligj me ndikim të madh në jetën e vendit.

?Projektligji nuk është pasuruar nga konsultimet e duhura me të rëndësishme me palët e interesuara para se të dorëzohej në Parlament, pasi projektligji ishte paraqitur në Parlament më 9 korrik. Duke marrë parasysh ndikimin e gjerë të këtij legjislacioni, urgjenca me të cilën u miratua ky projektligj nuk është e justifikuar. Për më tepër, ligji i propozuar i mungon një vlerësim i nevojshëm i pasurive që do të legjitimohen dhe i të ardhurat që do të gjenerohen nga ky legjitimim?.

Në raport thuhet se në mars të vitit 2020 qeverisë shqiptare iu vendosën 15 kushte për të nisur procesin e integrimit të vendit në BE, një prej këtyre kushteve lidhet me zbatimin e sugjerimeve të organizatës Moneyval.

Por misioni i BE-së thotë se për Moneyval është tejet e paqartë se si ?do të implementohet Ligji Kundër Pastrimit të Parave në kontektstin e një amnistie të tillë?.

?Një amnisti e tillë tatimore do të ishte shumë e vështirë për t?u zbatuar sepse përkufizimi i pasurive përfshin elementë të tillë si prona e paluajtshme në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, paratë cash të mbajtura në monedhën vendase ose të huaj, monedhë dixhitale, sende me vlerë prej ari ose gure te cmuar. Është e vështirë të garantohet seato nuk rrjedhin nga aktivitete kriminale, deklarohen nga pronari i tyre aktual ( përfitues) dhe rezultojnë nga të ardhurat të cilat nuk i përkasin një periudhe tatimore që ose është ende subjekt i deklaratës tatimore ose subjekt i një kontrolli tashmë të kryer tatimor?.

Sipas Bashkimit Evropian, rikthimi i pasurive duhet të bëhet përmes transferimeve bankare ndërkombëtare, ndërsa paralajmëron se ka një rrezik që projektligji të krijojë hapësira për evazion fiskal dhe pastrimin e parave që vijnë nga jashtë.

?Neni 16/2, i cili përcakton se çdo paqartësi në zbatimin e këtij ligji do të interpretohet në favor të subjektit, është shumë i gjerë dhe lë hapësira për pasoja të shumta. Ndërsa parimi i prezumimit te pafajesise ndaj te pandehurit është një parim themelor i sundimit të ligjit, ne kete rast rrezikon perjashtimin nga ndjekja panele te subjektit ne posedim te pasurive te jashteligjshme?.

Sipas BE-së në këtë projektligj nuk ka asnjë garanci që pas amnistisë fiskale, të ashtuquajtur...
Recommended