Saimir Tahiri: Rikthimi në pikën zero, padrejtësi. Kam kusuret e mia por nuk kam bërë asnjë faj

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Saimir Tahiri nuk e ka pritur vendimin për rikthimin e çështjen së tij dhe e ka cilësuar si një zvarritje.

Pas vendimit për ta rikthyer çështjen e tij për rigjykim, ish-ministri Tahiri tha para gazetarëve se kjo është një kthesë në pikën zero.

Ai shtoi se ka bërë gabime dhe ka kusuret e tij në politikë, por, sipas tij, nuk ka bërë asnjë faj.

Tahiri: Nuk e prisja këtë vendim. Mendova se pas 3 vitesh do të merrte një drejtim. Rikthimi në pikën zero është një padrejtësi. Më vjen keq që zvarritem kështu gjykatave, duke pasur parasysh edhe punën time si ministër. Është e pakuptueshme për mua kjo histori që vazhdon për tre vite.

Do t?i shkojë deri në fund me drejtësinë kësaj çështjeje. Beteja fillon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston. Nuk mund ta flas para se ta shoh vendimin. Më duket e qartë se zvarritja është padrejtësi. Në politikë kam qenë shumë i hapur dhe shumë i drejtpërdrejtë, dhe nuk kam bërë asnjë kompromis, me askënd në kurriz të asaj që kam besuar. Nëse kjo po më kthehet pas, atëherë unë sërish në këmbë do të jem.




Kam luftuar, padyshim që kam bërë gabime. U jap të drejtë atyre që më paragjykojnë dhe thonë pse nuk futet në burg ky dhe futet ai që ndërton pa leje. Kam kusuret e mia në politikë pas asnjë hesap, por kurrë nuk kam bërë faj. E kam ndjekur këtë proces me korrektesën më të madhe, duke ikur edhe si deputet, për t?u përballur si qytetar, jo si ata vemjet që janë përballur me pushtet. Mua më mbajnë këmbët e mia.



Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/article/saimir-tahiri-rikthimi-ne-piken-zero-ne-vetvete-eshte-padrejtesi


Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended