Report TV - Dhoma të ndara me gardh, 8 pjesëtarët e një familje në Klos jetojnë mes mjerimit
  • 5 years ago
KLOS- Kjo është banesa e familjes së Shefqet Lalës nga fshati Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit. 8 pjesëtarët e saj,  jetojnë në kushte mjaft të vështira ekonomike.  

Banesa e kësaj familjeje është si 30 viteve më parë, duke mos pësuar asnjë ndryshim.  E zonja e shtëpisë, Tushe Lala tregon se në godinën ku banojnë, mungojnë kushtet më minimale pasi dhomat janë të ndara me gardh, e për tavan kanë vetëm trarët.

Ndërsa, të vetmet të ardhura për për ta janë pensionet modeste të dy kryefamiljarëve, të cilat janë të pamjaftueshme për tu ushqyer dhe për blerjen e ilaçeve.

"Më keq nuk ka më. I kam rrit me 500 halle. Nuk kisha një govatë me i larë. Shtoja thasë dhe I laja përtokë. Tani jam 70 vjeç dhe nuk kam fuqi ma. Vetëm pensionin e plakut dhe timin. Është shumë i pakët. Jemi vetë i 8. Unë marr ilaçe. Plaku është bërë 3 herë operim dhe me ilaçe.  Jam duke larë si më përpara. Edhe më keq", thotë Tushe Lala.

Edhe pse në moshën 70 vjeçare, Tushe Lala vijon të punojë, të presë dru apo të lajë rrobat me dorë. Ajo bën apel për ndihmë pasi vetë familja e saj nuk ka asnjë mundësi për të dalë nga kjo varfëri.
Recommended