Ora News - Klos, në një dhomë jetojnë 12 vetë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Janë 12 persona që jetojnë në një dhomë 16 metra katror.

Reshjet e shiut të javës së kaluar i shembën shtëpinë familjes Aliaj në në fshatin Pleshë të Bashkisë së Klosit, ndaj tre kurorë tashmë janë strehuar vetëm në një dhomë të vetme

Alban Aliaj: "Nga shirat, nga tërmeti dhe ishte shumë kohë e keqe."

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por familja Aliaj tashmë përballet me sfidën e strehimit

Alban Aliaj "Jemi në gjendje katastrofe. Bëjmë thirrje për ndihmë se kemi nevojë. Ne s'kemi mundësi për ta bërë shtëpinë"

Fat të ngjashëm ka edhe një familje tjetër në Kurdari, ndaj përgjegjësi i sektorit të emergjencave në bashkinë Klos, Nerim Dema, thotë se strehimi i përkohshëm diku tjetër do të jetë zgjidhja emergjente

Nerim Dema: "Realizojnë procesin jetësor të tyre, ose veprimtarinë e tyre të përditshme në një domë 4x4. Kemi kërkuar një strehim të përkohshëm duke kërkuar çadra arabe dhe ndihma, nëpërmjet Prefekturës dhe Drejtorisë së Emergjencave."

Reshjet e shiut dhe të dëborës gjatë muajve të dimrit, dëmtuaN disa shtëpi në bashkinë e Klosit, gjendja e familjes Aliaj është më emergjente

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/klos-ne-nje-dhome-jetojne-12-vete

Recommended