Ora News - Kim Mehmeti: Rama e shndërroi qeverinë në një hale, vetë mbeti kazanxhiu

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti i sheh të gjithë fajtorë për bërjen e Shqipërisë të pabanueshme për rininë.

Kim Mehmeti: Kemi nisur dekadën e tretë ku jetojmë vetëm me gënjeshtra dhe premtime të kota. Shpesh shqiptaria në përgjithësi dhe Shqipëria të ngjajnë si një "lopë" që për brirësh e mbajnë opinionistë të ndryshëm, mendimtarë të ndryshëm që gjithashtu janë mëkatarë për këtë që ndodhi që sa më lehtë politikanët ta mjelin.Erdhi koha kur nuk mundet më. Këtë mund ta bënin vetëm studentët. Boshti kurrizor i një populli është rinia studentore.

I ftuar në Ora News, Mehmeti argumentoi qëndrimin e tij se pse nuk mbështet dialogun e Ramës me studentët.

Kim Mehmeti: Kryeministri i Shqipërisë prej 5 vitesh flet për kazanin mediatik. Në fund ai nuk e vërejti që qeverinë e tij e shndërroi në një hale dhe vetë mbeti ai kazanxhiu që lëshon apo ndal ujin me të cilin lan jashtëqitjet kriminale, jashtëqitje të të gjitha kategorive. Në një situatë të tillë më duket pak absurde të bisedosh me një njeri të tillë. Ai e sheh pozitën e kryeministrit të tillë që të bësh garë dhe me popullin tënd. Nuk mund të dialogosh për atë që të takon.Ai është i zgjedhuri i popullit jo e kundërta.

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kim-mehmeti-rama-e-shnderroi-qeverine-ne-nje-hale-vete-mbeti-kazanxhiu

Recommended