Ora News - Struktura e re - Në qeverinë “Rama II”, katër ministri shkrihen në një të vetme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria do të ketë një ministri të përbashkët për infrastrukturën ,energjinë,inovacionin dhe zhvillimin Urban.
Kjo ministri do të jetë nën drejtimin e Damian Gjiknurit, i cili në mandatin e parë në qeverinë Rama ka drejtuar ministrinë e Energjisë dhe tw Industrisë. Shkrirja është bërë me synimin që gjatë ndërtimit të projekteve të ndyshme të jenë të përfshirë të gjithë elementët sipas standardeve europiane.
Shpesh në Shqipëri janë hasur probleme në zbatimin e projekteve infrastrukturore pasi nuk zbatoheshin të gjitha kriteret duke bërë që shpesh herë të kishte ndërhyrje në rrugë tw sapopwrfunduara për linjat e internetit apo të telefonit. Ndërkohë përsa u përket drejtorive në këto 4 ministri do të ketë shkrirje të atyre me profil të njëjtë por nuk do të preken drejtoritë me peshë specifike dhe me natyrë teknike siç janë AKBN apo ARRSH.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministrite-e-reja-shkrihen-energjia-infrastruktura-inovacioni-dhe-zhvillimi-urban/

Recommended