RTV Ora - Klos, materialet zgjedhore hidhen nga dritaret dhe digjen
  • 5 years ago
#rtvora
Mbështetës të opozitës në Klos janë futur në ambientet e KZAZ dhe po hedhin materialet zgjedhore nga dritarja. Materialet zgjedhore të KZAZ janë hedhur në rrugë nga mbështetës të opozitës


Burrel, mbështetësit e opozitës nxjerrin materialet nga KZAZ dhe i djegin

Ora 12: 20 Mbështetësit e opozitës në Burrel kanë arritur të futen brenda ambienteve të KZAZ nr. 17 në Klos dhe morën materialet zgjedhore e i dogjën.

RTV Ora ka siguruar pamjet nga djegia e materialeve të hedhura në rrugë të përfshira nga flakët.

Në videon, ku shihet momenti i djegies së materialeve zgjedhore, në ambientet e KZAZ nuk duket asnjë forcë policie.

Ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar në KZAZ nr. 16.

Gaz lotsjellës, gurë e shkopinj gome - Ndërsa paraditen e së mërkurës (19 qershor) u regjistruan përplasje mes mbështetës të opozitës dhe policisë në ambientet e KZAZ nr. 16.

Mbështetësit e opozitës gjuajtën me gurë në drejtim të policisë. Dhe më pas forcat e FNSH iu përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Nga përplasja mbetën disa të lënduar, mes tyre qytetarë dhe efektivë policie.

Gazetari i RTV Ora, raporton se forcat speciale goditën me shkopinj gome edhe kryetarin e PD në këtë bashki, Arjan Nikën, i cili është dërguar në spitalin e Burrelit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/perplasje-edhe-ne-burrel-mbeshtetes-te-opozites-hyjne-me-force-ne-ambientet-e-kzaz
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended