RTV Ora - Klos, komisionerët e PS-së godasin me leva dy vëllezër, i filmuan duke transportuar votues
  • 5 years ago
#rtvora #zgjedhjete30qershorit

Një incident është regjistruar gjatë votimeve në fshatin Gurrë e Madhe, bashkia Klos. 59-vjeçari, Asllan Likursi, është goditur me levë në kokë nga tre komisionerë të PS-së. Shkak është bërë vëllai i vogël i Likursit, i cili ka qenë duke filmuar makinën me të cilën komisionerët transportonin qytetarë për të votuar.

Ata kanë goditur fillimisht personin që po filmonte, pastaj 59-vjeçari ka ndërhyrë në konflikt dhe e kanë goditur dhe atë.

Ky i fundit ka marrë dëmtime më të mëdha dhe është transportuar në urgjencën e spitalit të Burrelit për marrjen e ndihmes mjekesore dhe me pas është transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Ndërsa i vëllai është plagosur më lehtë. Vëllai i dy të plagosurve për RTV Ora jep edhe emrat e tre komisionerëve.

Sami Likursi: Djali ka shkuar me votu, vëllai i vogël ka filmuar komisionerët që kanë marrë makina private pa letra dhe targa, ka shkuar duke marrë votues dhe lënë qendrën e votimit. Merr njerëz dhe fut brenda. Vëllai i vogël ka filmuar makinën, ata kanë marrë levat dhe kanë dalë jashtë, e kanë gjuajtur vëllanë e vogël.

Ky ka hyrë për ti ndarë dhe e kanë goditur edhe këtë kokës. Kur ika unë ishin mbuluar me gjak. Vëllai i vogël është në shtëpi, këtë e kanë dëmtuar më shumë. Policia këtij i tha shko dhe bëj denoncimin. Janë goditur nga komisionerët Ylber dhe Lulzim Musta dhe Ervin Heti.Tre komisionerë të PS, se ne nuk kemi komisionerë. Ata kanë qenë me leva dhe llastiqe dhe e kanë gjuajtur vetëm se ka filmuar makinën, transporto njerëz dhe fut brenda.

Forca të shumta të RENEA-s kanë shkuar në banesën e të plagosurve. Vëllai tjetër nga frika është fshehur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/incident-ne-klos-komisioneret-e-ps-se-godasin-me-leva-dy-vellezer-se-i-filmuan-duke-transportuar-votues
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended