Ora News - Veliaj: Po të bëjë PD veting nuk do t'i mbetet asnjë votues
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak ka folur për vetingun në politike. Ai tha se nëse PD bën veting nuk do të ngelet asnjë votues. Kryebashkiaku tha se për teatrin askush nuk proteston, të vetmit janë dy regjisorë, ish-drejtorë të PD që janë të dënuar për vjedhje,

Veliaj: Këta tani duan të bëjnë veting. Hajde të bëjmë njëherë veting për protestuesit e teatrit. Sondazhi i fundit thotë 83% e qytetarëve të Tiranës do teatër të ri, është vetëm çështje kohe derisa të shkojë në fund. Meqë po flasim për veting, hajde ta bëjmë vetingun. Kush ka ngelur që proteston për teatrin. Vetingu i parë do thoni ka aktorë?! Zero aktorë. Vetingu i dytë, dy regjisorët, ish- drejtorë të PD janë të dënuar me vendim gjykate për vjedhje. Pra këta që duan të bëjnë veting nuk gjejnë dot protestues të padënuar. Ai tjetri i shoqërisë civile njëherë e kam heq unë nga puna për vjedhje aparati fotografi, njëherë e ka heq LSI për vjedhje nafte. Pra nëse bëjnë këta veting, këtyre nuk u ngelet asnjë protestues, i ka të gjithë protestuesit të dënuar. Të dënuar, morën lekë për film dhe filmi nuk u bë kurrë. Këta thonë janë aktorët, kush janë aktorët?! Dy ish-drejtorë të PD që vodhën lekët dhe nuk bënë filmin. Filloni vetingun, bëjeni vetingun. Por po të bëjnë këta veting, nuk u ngelët më jo protestues, por votues. Kjo është arsye pse u larguan sot.

Ndërsa i quajti takimet e opozitës në rrethe ekskursione, Veliaj tha se ata nuk kanë çfarë të thonë.

Veliaj: Pse ikën PD dhe LSI në ekskursion ditët e parlamentit, kur mbi trupat e tyre do të kalonte ligji i teatrit, pse ikën?! Sigurisht se trupi i tyre ka më shumë nevojë për peshk dhe verë sesa për tu shkelur nga ligjvënësit që duan të bëjnë teatër.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-po-te-beje-pd-veting-nuk-do-ti-mbetet-asnje-votues