Ora News - Tregtonin produkte të skaduara, mbyllen 6 minimarkete në Klos
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një tjetër aksion në marketet e zonave rurale.

Konkretisht Drejtoria e AKU në Dibër ka nisur kontrollin e të gjitha supermarketeve dhe dyqaneve që tregtojnë produkte ushqimore në zonat rurale të këtij qarku.

Ky aksion është ndërmarr për evitimin e konsumimit të ushqimeve të skaduara, apo atyre që nuk tregtohen në kushtet e duhura higjeno-sanitare.

Nga kontrollet e para në Klos 6 subjekte me aktivitet ? minimarket? të cilët janë kapur në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara.

AKU gjatë kësaj stine ka kryer një vazhdimësi kontrollesh duke mbajtur nën trysni të gjitha subjekte tregtare, duke bërë që deri në këtë fazë të ketë eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tregtonin-produkte-te-skaduara-mbyllen-6-minimarkete-ne-klos
Recommended