Ora News - Klos, fëmijët e fshatit Plan i Bardhë shkojnë në shkollë me mjetet e kromit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Tete fëmijë nga fshati Plan i Bardhë në Klos përjetojnë çdo ditë skenat e personazheve të vegjël të filmit "Flutura në kabinën time" në rrugën e arsimit . Për shkak se bashkia ka dështuar tu sigurojë mjet transporti, ata i dërgojnë në shkollë rreth 7 kilometra larg, por në kthim detyrohen të ecin rreth dy orë në këmbë.

Çdo mëngjes, këta tetë fëmijë të lagjes ?Kodra e Kukës? në fshatin Plan i Bardhë shkojnë në shkollën e Klos Katundit si personazhet e vegjël të filmit ?Flutura në Kabinën time?

Janë transportuesit e kromit nga Bulqiza në Durrës, ata që i marrin fëmijët buzë rrugës dhe u kursejnë disa kilometra ecje në këmbë në mes të të ftohtit.

"Këta janë ditë për ditë në këtë rrugë, është minus temperaturat janë të ulëta"

Por pas mësimit fëmijët nuk e kanë të njëjtin fat. Atyre u duhet të udhëtojnë për gati dy orë në këmbë për tu kthyer në shtëpi.

"Dy orë në këmbë, temperaturat dhe koha është e ftohtë. Makinat nuk na marrin"

Strukturat lokale prej vitesh kanë dështuar tu sigurojnë transport edhe pse e kanë detyrim.

Por përfaqësuesit e opozitës kërkojnë që ata të mos fshihen vetem pas njohjes së problematikës, por ti japin zgjidhje.

"I bëj thirrje qeverisë, kryeministrit Rama që të marrë masa për transportimin e këtyre nxënësve", tha Xhemal Gjunkshi Ish Deputet i PD

Burime pranë zyrës vendore të Arsimit në Bashkinë Klos, nga ana tjetër thonë se askush nuk i është përgjigjur tenderit për të marrë përsipër transportin e nxënësve, për shkak të numrit të paktë që sipas shofereve nuk justifikon koston.

Në këto kushte, këta tete fëmijë mbeten flutura në kabina kamionësh në rrugën e dijes.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/klos-femijet-e-fshatit-plan-i-bardhe-shkojne-ne-shkolle-me-mjetet-e-kromit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended