Ora News - Klos, ma çadër brenda ambienteve të shkollës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pamjet që shikoni nuk janë të një godine të braktisur e të harruar, por i përkasin gjimnazit Shaban Çollaku në qytetin e Klosit ku mësojnë 360 nxënës. E rrezikuar nga shembja, godina nuk ka njohur ndërhyrje për mirëmbajtje që prej ndërtimit të saj.

Situata është dhe më e vështirë kur ka reshje shiu, ku mësues e nxënës detyrohen të hyjnë në klasa me çadër.

Drejtori: Godina është ndërtuar në vitin 1971 dhe asnjëherë nuk ka pasur rikonstruksion.

Për drejtorin e shkollës situata është alarmante. Kati i dytë i godinës është përfshirë tërësisht nga lagështira ndërsa shpesh suvaja copëtohet e rrezikon nxënësit dhe mësuesit e tyre.

Drejtori: Suvaja bie shpesh herë. Lagështia depërton jo vetëm në katin e tretë, por edhe në katin e dytë.

Shqetësues është fakti se godina është dëmtuar dhe në pjesën e jashtme.

Për këtë qëllim Drejtori i Gjimnazit, Kasem Muça, ka vënë në dijeni bashkinë e Klosit, Zyrën Arsimore Mat dhe Ministrinë e Arsimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klos-ma-cader-brenda-ambienteve-te-shkolles

Recommended