Me maska dhe doreza maturantët japin provimin e Gjuhë-Letërsisë! Rregullat zbatohen brenda shkollës
  • 4 years ago
Maturantët i janë rikthyer sërish sot bankave të shkollës ku ka dhënë provimin e dytë të maturës shtetërore atë të Gjuhë-Letërsisë. Provimi ka zgjatur dy orë dhe testi ka qenë me alternativa. Pas përfundimit maturantët u shprehën se testi ka qenë pak i vështirë sidomos, ai i letërsisë.

Ashtu si në provimin e parë të gjuhës së huaj, provimi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Maturantët do të duhet të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Në gjithë vendin janë 32 126 maturantë që iu nënshtruan testit, që do të zhvillohet në 486 qendra provimi.

Ndërkohë në datën 15 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe në 18 ai i lëndës me zgjedhje.

Në gjimnazin "Ismail Qemali" kanë qenë rreth 500 maturantë që dhanë provimin. Ajo që vihet re është se maturantët kanë zbatuar rregullat e distancimi dhe maskave në ambientet brenda shkollës, por iki harrojnë ato menjëherë sapo dalin jashtë dyerve të saj.
Recommended