Report TV - KQZ zhvendos materialet zgjedhor në ambiente private në Kukës dhe Bushat
  • 5 years ago
Pas sulmeve të dhunshme në ndodhura ditën e djeshme në KZAZ-në numër 6 të ngritur në palestrën e shkollës profesionale "Ndre Mjeda" në Bushat, ku u shkatërruan materialet zgjedhore dhe mbetën të plagosur tre efektivë policie, KQZ vendos të zhvendosë në ambiente private materialet zgjedhore.Për të shmangur një episod të ngjashëm me atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në KZAZ-në Bushatit, KQZ ka miratuar zhvendosjen e tyre në ambiente private. Pas Kukësit, edhe tre KZAZ-të në Shkodër, numër 4,5 dhe 6, kjo e fundit në Bashkinë e Vaut të Dejës nuk do të jetë më në shkolla, por në ambiente private që ende nuk janë bërë publike.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka zhvendosur nga ambientet publike, në ambiente private, 17 Qendra Votimi në Kukës. Lajmi është bërë i ditur nga Partia Socialiste në Kukës, e cila, përmes një njoftimi të shpërndarë, bën të ditur, se këto Qendra Votimi janë në qytetin e Kukësit, si dhe në Njësitë Administrative: Tërthore, Shtiqën, Bicaj dhe Zapod. Sa i përket Qendrave të tjera të Votimit, ato do të jenë në të njëjtat ambiente, ku janë zhvilluar votimet edhe më parë.Po sipas PS, ky ndryshim i vendit të votimit, është bërë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pas vendimit të pushtetit lokal, për mbylljen e këtyre ambienteve.

Bashkia Kukës numëron 88 Qendra Votimit, në total, ku janë thirrur për të marrë pjesë në zgjehdje më shumë se 44 mijë zgjedhës, të cilët jetojnë në qytetin e Kukësit dhe 14 Njësitë Administrative të tij. Kukësi ka 1 Komision Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, i cili, pas vendimit të pushtetit lokal për të liruar ambientet e godinës së shkollës ?Havzi Nela?, KQZ e zhvendosi KZAZ-në nr:11 në një ambient privat, në afërsi të Institucionit të Prefektit.
Recommended