Report TV -Sulmet nga bashkitë e djathta/ KQZ zhvendos në hotel KZAZ-në e Kukësit

  • 5 years ago
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është detyruar të aplikojë një strategji të re pas sulmeve të KZAZ-ve në bashkitë e djathta nga zyrtarë të qeverisjes vendore, policia bashkiake dhe militantët e PD dhe LSI.

Pas përplasjeve që ndodhën në KZAZ-të në pronësi të Bashkive, KQZ ka marrë vendimin për t'i transferuar ato në ambiente private. Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendron i Zgjedhjeve miratoi me 4 vota"pro" dhe vetëm kryetari Zguri "kundër" kalimin e KZAZ-së nr.11 në Kukës nga palestra e shkollës në një hotel.

Ky është një masë e marrë nga mazhoranca, e cila qëndron e vendosur për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit, nisur nga sulmet në disa prej KZAZ-vë më të rëndësishme në vend, ku "zonat e nxehta" ka qenë Shkodra, Tropojës, Burreli, Kamza, dhe Kukësi. Një lajm i tillë është paralajmëruar më herët nga zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila e ftuar në studion e Report TV, tha se kjo nuk është tërheqje, por një strategji e fortë e Policisë së Shtetit për të mos pasur viktima.

Kodi zgjedhor, në nenin 95, pika 1 përcakton se për numërimin e votave, 10 ditë para ditës së votimit të caktohen grupet e numërimit, por KQZ vendosi që këtë çështje ta shtyjë për mbledhjen e radhës ndonëse kanë mbetur rreth një javë kohë nga 30 qershori, datë e dekretuar më herët nga presidenti Meta për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Në një situatë normale zgjedhore do duheshin 4 anëtarë për grupet e numërimit, 2 nga PD dhe 2 nga PS, por projektvendimi i KQZ-së parashikon se për zgjedhjet e 30 qershorit do jenë tre anëtarë, dy të propozuar nga Partia Socialiste dhe një anëtar do të përzgjidhet nga KZAZ me short.

Recommended