Bashkitë e djathta bëjnë një hap pas Kërkojnë 'paqësisht' lirimin e KZAZ ve

  • 5 years ago
Bashkitë e djathta janë treguar të vendosur për zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta, por ndryshe nga ajo ç'ka ka ndodhur dy ditë më parë, ditën e sotme panorama ka qenë krejtësisht ndryshe.

Punonjës të administratës, me urdhër nga krerët e Bshkive u janë drejtuar KZAZ-ve që të lirojnë ambientet dhe kthimin e tyre në funksion normal publik. Megjithatë kjo kërkesë e tyre nuk është shoqëruar me përplasje me policinë dhe as dëmtim të pronës, siç ka ndodhur në qytetin e Shkodrës ku iu vu flaka një shkolle e shndërruar në KZAZ dhe as nuk u dogjën materialet zgjedhore siç ndodhur në Burrel dhe në Klos mesditën e së mërkurës.

Krerët e Bashkive të djathta u kanë vendosur KZAZ-ve një ultimatum për lirimin e ambienteve, por ky ultimatum ndonëse nuk është zbatuar nga anëtarët, me argumentin se dekreti i Metës është nul, nuk ka sjellë përplasje institucionale.

Në Delvinë, opozita ka hequr dorë nga protesta e paralajmëruar. Pavarësisht se ultimatumi i vendosur nga kryebashkiaku Rigels Balili, i LSI-së ishte deri në orën 14:00, përfaqësues të opozitës nuk janë paraqitur siç kishin njoftuar mbrëmjen e djeshme. Gjithashtu, edhe numri një i qytetit të Përmetit, Niko Shupuli ka kërkuar lirimin e ambienteve nga KZAZ, por siç Shqiptarja.com mëson se situata ka qenë krejtësisht e qetë.

Recommended