RTV Ora - Bashkitë e djathta kyçin shkollat, në bashkitë e majta ndahen materialet zgjedhore
  • 5 years ago
#rtvora
Bashkitë e Shkodrës, Mallakastrës dhe Pogradecit mbyllën shkollat e kopshtet e përcaktuara si qendra votimi për 30 qershorin, në vijimsi të qëndrimit se ata do të zbatojnë dekretin e presidentit që e ka anuluar procesin. Por këto veprime u kushtoi arrestimin 4 punonjësve të bashkive Pogradec e Mallakastër, ndërsa nënkryetari i kësaj njësie vendore u shpall në kërkim. Ndërkohë në bashkitë e majta nisi shpërndarja e materialit zgjedhor.

Tirane- Kyçja e shkollave dhe kopshteve të miratuara si qendra votimi ishte lëvizja e radhës së disa bashkive të drejtuara nga opozita në kuadër të qëndrimit të deklaruar se ata do të zbatojnë dekretin e presidentit Meta që anuloi procesin zgjedhor të 30 qershorit. Por këto veprime, kanë cuar në pranga punonjësit e disa bashkive të djathta nën akuzën e Pengimit të subjekteve në zgjedhje.

Në Mallakastër, nënkryetari i Bashkisë Haredin Serjani është shpallur në kërkim, ndërsa dy punonjës të njësisë vendore dhe roja i një shkolle janë arrestuar.

Bashkë me Dervish Dervishaj, Erjon Isufaj, dhe Nimet Kapaj, Ai akuzohet se ka mbyllur 2 shkolla në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë.

Ne Pogradec- Me të njejtën akuzë në pranga u vunë edhe dy punonës të Arsimit të Bashkisë të cilët mbyllën katër shkolla të përcaktuara për qendra Votimi.

Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të punonjësve që sipas tij bënë vetëm detyrën, kryebashkiaku i Pogradecit u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve dhe të shmangin situatat konfliktuale

Ne Shkoder - Të kycura me zinxhirë këtë të shtunë ishin edhe shumica e institucioneve nën varësinë e Bashkisë e cila më herët ka deklaruar se nuk do të ofrojë asnjë ambient për procesin që e cilëson të paligjshëm pas dekretit të presidentit.

Ne bashkite e majta- Nga ana tjetër, në bashkitë e drejtuar nga të Majtët që në orët e mesditës nisi procesi i shpërndarjes së bazës materiale zgjedhore nga KZAZ-të drejt Qendrave të Votimit që do të hapen të dielën në orën 07:00 të mëngjesit.

Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore u ndoq edhe nga vëzhgues të OSBE dhe organizmave të tjerë të angazhuar në monitorimin e votimeve të 30 qershorit.

Në Korçë - Nis shpërndarja e materialeve të zgjedhjore në KZAZ-në numër 74. Procesi vijon normalisht.

Në Sarandë - Ka nisur shpërndarja e materialeve të zgjedhore në KZAZ-në numër 88 për 51 qendra votimi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bashkite-e-djathta-kycin-shkollat-ne-bashkite-e-majta-ndahen-materialet-zgjedhore
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended