Report TV - Kukës, militantët ndezin kamionçinën dhe kërcënojnë të sulmojnë KZAZ-në
  • 5 years ago
Edhe Bashkia e Kukësit këtë mëngjes ka shprehur vendosmëri për të larguar KZAZ-të nga ambientet në administrim të kësaj bashkie, në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në KZAZ-në numër 11 e cila është vendosur në ambientet e një palestre, militantë të PD-së në bashki, dhe simpatizantë kanë tentuar të hyjnë me forcë për të nxjerrë nga KZAZ materialet zgjedhore. Militantët kanë thyer edhe xhamat e palestrës. Ka pasur përplasje mes tyre dhe forcave të rendit, por situata më e rëndë është bërë kur militantët kanë marrë një kamionçinë dhe me të kërcënojnë të hapin me dhunë derën e KZAZ-së. Tentohet të shqyhet dera përmes një kabllo për ta lidhur me kamionçinën. Në këto situata me përplasje të forta, policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë hedhur gaz lotsjellës. Debate të forta ka pasur mes policisë bashkiake dhe asaj të rendit, pasi ata kanë mbërritur para KZAZ me dekretin e Metës të botuar në Fletoren zyrtare.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu i bëri thirrje KZAZ-ve të largohen nga ambientet në administrim të bashkisë, pasi situata sipas tij është mjaft e acaruar dhe mund të avancojë edhe më tej.
Recommended