Rama me helikopter nga Tropoja në Kukës/ 50 militantët e PD në këmbë drejt aeroportit

  • 5 years ago
Kreu i qeverisë Edi Rama u ndal sot në Tropojë, në vendlindjen e ish-kryeministrit Sali Berisha ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie Rexh Byberi. Rama thumboi Berishën duke thënë se ai nuk parandaloi dot masakrën e Valbonës.

Rama komentoi deklaratat e presidentit Ilir Meta duke thënë se ky i fundit tashmë po zë vendin e Nard Ndokës pas thotë se anëtarët e Kolegjit Zgjedhor ishin të trembur dhe këtë e pa përmes fotove.

Më vonë ai ndal edhe në Kukës, ku zhvilloi një takim në Aeroportin e këtij qytetit. Nga ana tjetër një numër i vogël militantësh të opozitës kanë zhvilluar një antimiting pranë aeroportin e Kukësit duke u shtyrë me policinë me qëllim për të penguar takimin e kreut të qeverisë. Nga Kukësi, ai i është përgjigjur të gjithë përfaqësuese të PD-së, që synojnë që të ketë një skenar të njëjtën me Shkodrën në çdo qytet, apo vëllavrasje në 30 qershor. Nuk ka pse të ndodhë dhe s'ka shanse që të ndodhë, theksoi Rama, teksa tha se 30 qershori do të jetë një ditë, ku do të Shqipëria do të shkëputet nga e kaluara.

Një nga premtimet e tij elektorale është përfundimi i aeroportit të Kukësit, i cili do të jetë low-cost, e ndërsa në takim nuk kanë munguar batutat për kundërshtarët e tij politik, nga Berisha, Meta, Kryemadhi dhe Basha.

Në cdo qark, PD-ja ka ngritur komitete për të bllokuar kryeministrin Rama në takimet e fushatës, ndërsa në një udhëzim që Basha shpërndau për degët udhëtonte që të kishte rezistencë si në Shkodër edhe duke përfshirë konfrontime me forcat e policisë por duke shmangur përplasjet me miltantët socialistë.

Recommended