Report TV-Godina drejt shkatërrimit total, shënohet 107 vjetori i shkollës së parë në Kukës

  • 6 years ago
Godina muze e Shkollës së parë Shqipe në Kolesjan të Kukësit, që këtë vit shënoi 107 vjetorin e hapjes identifikohet vetëm falë një pllake mermeri.

Mungesa e mirëmbajtjes dhe e një punonjësi të specializuar për muzeun e kanë kthyer në një objekt të braktisur. Aty ruhen një pjesë të dokumenteve me të cilat punoi mësuesi i parë për qarkun e Kukësit, Riza Spahiu.

Për muzeun në mënyrë vullnetare kujdeset stafi pedagogjik i shkollës dhe komuniteti i zonës, por nga ana e shtetit nuk ka asnjë investim.

Mungon baza materiale historike e duhur. Kjo vjen edhe si rezultat i mungesës së një punonjësi për t'u kujdesur për godinën muze. Po të kishte punonjës dhe infrastrukturë do të ishte shëndërruar në një mundësi për zhvillimin kulturor dhe historik.

Recommended