Protestë pranë KZAZ-së 11 në Kukës, kryedemokrati: Mos votoni në 30 qershor
  • 5 years ago
Në Kukës është mbajtur në mbrëmje një protestë kundër kryeministrit Edi Rama dhe procesit zgjedhor të 30 qershorit, por nuk janë shënuar incidente. Qytetarët, simpatizantë të PD-së bënë thirrje kundër votimit në 30 qershor, duke thënë se kryeministri Rama është hajdut i zgjedhjeve. "Mos u bënë pjesë e krimit, e duam Shqipërinë si gjithë Evropa pa vota të vjedhura", thërritën zyrtarë të PD-së me megafon në një marshim protestë në qytetin e Kukësit, pranë KZAZ-së numër 11.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit, Arif Rexhmati tha se zgjedhje me 30 qershor nuk ka. "Nga nesër nuk flet politika, por do flasin qytetarët e Kukësit", tha Rexhmati.
Recommended