TV Ora - "Shqipëria, rrugë kalimi për heroinën e ardhur nga Afganistani e Turqia"
  • 5 years ago
#tvora
Kreu i Repartit të Parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafias Italiane, Gjenerali Antonio Basilicata ka paralajmëruar Shqipërinë se mund të preket nga mafia pulieze.

Në një intervistë eksluzive për televizionin ?Ora?, dhënë gazetares Alba Kepi, Basilicata tha se bashkëpunimi i grupeve pulieze dhe shqiptare mund të zhvendosen në vendin tonë, si pasojë e zhvillimeve në turizëm vitet e ardhshme.

Gjenerali Antonio Basilicata flet edhe për rolin dominues të kriminalitetit shqiptar në trafikimin e lëndëve narkotike në Itali e në Europë, lidhjet e tyre me ndranghetan kalabreze.

Gjenerali italian nënvizon se Shqipëria është dhe një rrugë kalimi për heroinën e ardhur nga Afganistani e Turqia. Kjo rrugë ballkanike ka çuar që të zhvillohen aftësitë e shqiptarëve në tregtimin e lëndëve narkotike.

Pyetja: Sapo është prezantuar në Parlamentin Italian raporti i fundit gjashtë mujor i Departamentit të Antimafias Italiane. Në një kapitull të vecantë të tij flitet për aktivitetin e mafiave të huaja në Itali me një preokupim të vecantë mbi rolin e krimit të organizuar shqiptar në territorin italian,

Në krahasim me një vit më parë si është evoluar e cila është asktulisht preokupimi kruesor i aktiviteti kriminal shqiptar në Itali?

Gjeneral Antonio Basilicata: Në krye të Repartit të Parë të Antimafias Italiane kam për detyrë dhe të përgatis për Ministrin e Brendshëm e për Parlamentin Italian raportin gjashtëmujor mbi ecurinë e aktivitetit të krimit të organizuar italian e të huaj në Itali e jashtë saj. Në këtë raport të fundit kemi evidentuar të gjitha aktivitetin e grupeve kriminale autoktone e të huaja në territor. Në përgjigje të pyetjes tuaj mbi situatën e krimit të organizuar shqiptar më lejoni të ndërtoj një kronologji të ngjarjeve. Në fillim të viteve '90 pas problemeve në Ballkan nisi emigrimi i shqiptarëve fillimisht kryesisht meshkuj e pas pak kohëve dhe i gjinisë femërore. Nga ky moment nisi dhe aktiviteti kriminal i tyre. Sot kjo situatë është zhvilluar shumë e nuk mund të japim një tregues të përgjithshëm me një emërues të përbashkët për të gjithë territori, pasi varet gjithmonë nga zona e aktivitetit të tyre. Kriminalitetit shqiptar në Itali zhvillohet sipas kërkesave gjeografike dhe kërkesave ekonomike të territorit. Natyrisht pozita gjeografike e Shqipërisë jep një lidhje të drejtpërdrejtë me rajonin e Puglias, prandaj kriminaliteti pugliez ka krijuar raporte mjaft të mirë me kriminalitetin shqiptar. Madje në një nga hetimet e fundit falë një skuadre të përbashkët investigative mes Antimafias së Barit dhe Policisë shqiptare mundëm të arrestojmë 46 persona. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se Shqipëria duke qënë një urë drejt Europës e sidomos me Italinë përfaqëon një pikë gjeografike interesante sidomos për rrugën trafikut të lëndëve narkotike, Kjo rrugë e njohur si karteli i Ballkanit karakterizohet nga kalimi i të gjitha lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë e gjithë Europës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranew...
Recommended