Ora News – Maqedoni, kapen 1 mln euro marijuanë e ardhur nga Shqipëria

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi prej 108 kg marijuanë është sekuestruar nga policia e Maqedonisë, ndërsa lënda narkotike e shkuar nga Shqipëria kishte destinacion Maqedoninë.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë bën me dije se me këtë aksion ka prerë një kanal ndërkombëtar droge, ndërsa nëse do të shitej në tregun me pakicë, lënda narkotike do të kapte një vlerë prej 1 milion eurosh.

Gjatë aksionit, katër persona janë arrestuar, një nga Kosova, një nga Shqipëria, ndërsa dy të tjerët nga Maqedonia.

Të arrestuarve u është caktuar masa e sigurisë me 30 ditë paraburgim. Pas hetimeve të kryera janë ngritur dyshime se i akuzuari i parë se një 45 vjeçar nga Maqedonia bashkë me shtetasin nga Shqipëria dhe atë nga Kosova kanë siguruar marihuanën në Shqipëri, duke e kaluar fillimisht në Kosovë në fillim të këtij muaji dhe më pas në Maqedoni nëpërmjet kufirit të gjelbër në rajonin e Tetovës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/maqedoni-kapen-1-mln-euro-marijuane-e-ardhur-nga-shqiperia/

Recommended