Ora News - Shkodër, 4 persona kapen me 100 kg marijuanë në makinë

  • 5 years ago
#oranews
Katër persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi u kapën me një sasi prej 100 kg marijuanë. Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në makinën "Audi" në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Efektivët e Seksionit grumbulluan të dhëna mbi veprimtarinë e një grupi kriminal të lidhur me organizimin, financimin, transportin dhe trafikun e drogës.

Operacioni i koduar "Segmenti" u zhviallua ditën e djeshme, ndërsa personat e arrestuar janë Nardi Malaj, 45 vjeç, Dod Dodani, 41 vjeç, Jozef Ndoci, 34 vjeç, Aurel Tanushi, 24 vjeç.

"Gjatë kontrollit në pjesën e mbrapme të makinës së tyre "Audi" të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjet 100 kilogramë lëndë e dyshuar marijuanë në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë. Po ashtu në makinë u gjetën edhe dy mostra lënde të dyshuar marihuanë rreth 67 gram", sqaron policia.

Po ashtu, në shtëpinë e shtetasit Dodani u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestra e tërë lënda e gjetur, dy automjete "Audi" dhe "Merzedes" si dhe katër telefona celularë.

Materialet procedurialë i kaluan Prokurorisë së Shkodrës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-4-persona-kapen-me-100-kg-marijuane-ne-makine

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended