Ora News - Itali, kapen 17 mln euro marijuanë e nisur nga Vlora, pranga 3 trafikantëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia italiane të dhëna detaje të reja për gomonen e kapur dy ditë më parë në brigjet e Leçes, ku transportohej një sasi prej 1.7 ton kanabis sativa si dhe armë.

Në pranga përfunduan tre persona, përkatësisht arrestuar F.M 25 vjeç, A.S. 25 vjeç, dhe O.S. 25 vjeç, të gjithë nga qyteti i Vlorës.

Sipas mediave lokale italiane, nëse lënda narkotike do të shitej në tregun me pakicë, do t'u sillte trafikantëve përfitime me vlerë 17 milionë euro.

Policia ka sekuestruar edhe armë të tipit Kallashnikov dhe 30 fishekë.

Sipas të dhënave, gomonia e gjatë 9 metra, kishte dy motorë të fuqishëm.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 76 pako të madhësive të ndryshme, ndërsa pesha totale ishte 1,741 kg.

Sipas të dhënave, gomonia ishte nisur nga zona e Vlorës për në brigjet e Otrantos dhe synimi përfundimtar ishte Salento.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/itali-kapen-17-mln-euro-marijuane-e-nisur-nga-vlora-pranga-3-trafikanteve

Recommended