Report TV - Tentuan të transportonin 3 emigrantë kundrejt fitimit, pranga dy trafikantëve në Devoll

  • 3 years ago
Dy persona janë arrestuar pasi kundrejt fitimit kanë tentuar të kalojnë  në mënyrë të paligjshme 3 emigrantë drejt vendeve të BE. Dy të rinjtë, E. SH., 36 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, banues në Tiranë, u ndaluan gjatë kohës që në makinë  e tyre kishin 3 emigrantë të paligjshëm.

Dy trafikantët u kapën nga forcat policore, mbi fshatin Poloskë, Devoll, duke transportuar me mjetin furgon tip "Benz" tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar "Perimetri", ku janën vënë në pranga disa trafikantë që tentojnë të kalojnë emigrantë, kundrejt fityimit duke u premtuar se do i çojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Dy trafikantët do të përballen në gjykatë me veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".

Recommended