Top News - 2 në pranga, 1 në kërkim/ Korçë, transportonin emigrantë

  • 4 years ago
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 2 të rinj dhe ka shpallur në kërkim një tjetër si bashkëpunëtor, pasi transportonin 8 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor të koduar "Perimetri", goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë e një 26 vjeçari dhe një 24 vjeçari të dy banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim një 27 vjeçar, banues në Rrëshen.

Këta persona janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, me dy automjete tip "Benz", me të cilët po transportonin kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm. Gjatë ndjekjes ata nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, por më pas dy prej tyre u kapën e neutralizuan.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrested#Korce#TopChannel

Recommended