Ora News - Gomonia e nisur nga Vlora kapet në Mal të Zi, pranga 5 trafikantëve malazezë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas 24 orësh ndjekje është kapur sot (6 janar) në Mal të Zi gomonia e cila dyshohet se do të trafikonte drogë nga Vlora për në Itali.

Mjeti lundures u kap nga autoritetet malazesë bashkë me tre trafikantët dy malazezë dhe një serb, ndërsa ishte pikasur ditën e djeshme nga policia shqiptare.

Policia sqaron se "Rreth orës 17.30, Policia malazeze e mbështetur nga Forcat e Speciale të Marinës Ushtarake dhe Roja Bregdetare Malazeze ka bërë të mundur bllokimin e gomones me 3 shtetas në bord, konkretisht shtetasit: E.K dhe M.S nga Mali i Zi, si dhe R.M, nga Serbia por banues të tre në Bar-Podgorica".

Po ashtu autoritetet malazezë kanë bllokuar edhe një gomone tjetër e cila tentoi të ndihmonte gomonën që ndiqej që prej ditës se djeshme nga policitë e tre vendeve me koordinimin edhe të një avioni të Guardia di Finanza nën ombrellën e Frontex. Në bordin e gomones së dytë janë kapur dy shtetas edhe këta shtetas malazeze.

Operacioni nisi prej ditës së djeshme

Një ditë më parë, Delta Forcë, Policia Kufitare dhe D.V.P.Vlorë gjatë kontrollit nga deti dhe toka në zonën e Karaburunit nisur nga informacionet e marra në rrugë operative se mund të ishte fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimi, rreth orës 13.50, konstatuan mjetin lundrues që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan.

Menjëherë në ndjekje të mjetit lundrues u vunë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë.

Eshtë kërkuar gjithashtu ndihma e anijës "Oriku" dhe e Helikopterit të FA-së si dhe GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët italianë e malazeze.


Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/kapet-ne-mal-te-zi-gomonia-e-cila-dyshohet-se-do-trafikonte-drog

Recommended