Report TV -Shengeni Ballkanik/ Kurti: Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nga Prishtina!
  • 4 years ago
Kosova nuk mundi t'i bashkohej takimit të tretë të Samitit të Shengenit Ballkanik, që të shtunën në Tiranë iu bashkua edhe Mali i Zi, duke iu bashkuar Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që ende nuk e ka gjetur gjuhën e marrëveshjes politike për t'u bërë kryeministri i ri i Kosovës pas zgjedhjeve të parakohshme me dorëheqjen e Haradinajt, në një reagim të parë për këtë samit, thotë se "rruga nga Beogradi për në Tiranë, kalon përmes Prishtinës". Kështu, Kurti lë të kuptohet se nuk ka nevojë për ndërmjetës për çështjet tashmë të njohura që ndajnë Serbinë me Prishtinën zyrtare, e më kryesorja: Mos njohja e Kosovës shtet i pavarur.
Recommended