Report TV - Shengeni Ballkanik, Moikom Zeqo: Gabim i madh, Serbia instrument rus në Shqipëri

  • 5 years ago
A duhet të ketë një Shengen Ballkanik? Deklarata e kryeministrit të vendit, Edi Rama, në Serbi se brenda vitit 2021 duhet që të realizohet Mini-Shengeni, mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut edhe Serbisë, pasi në këtë mënyrë jo vetëm rikrijohet një Shengen në Europë, por edhe mundësohet lëvizja e lirë dhe integrimi i shpejt i qytetarëve, nuk është mirëpritur nga shumë intelektualë në vend. Kësaj here profesor Moikom Zeqo, shpjegon arsyet, se përse kjo nismë e kryeministrit është një gabim i madh.

?Në Kushtetutën aktuale të Serbisë, Kosova është pjesë integrale e Serbisë. Nga pikëpamja e përfaqësimit kushtetues Serbia përfaqëson edhe Kosovën. Nuk duhej në asnjë mënyrë që Shqipëria të merrte pjesë në këtë të ashtuquajtur Shengen me dy vende që nuk janë anëtare të NATO-s, si Serbia apo Maqedonia e Veriut. Këtu thuhet Shengen Ballkanik në mënyrë të përgjithshme, por Ballkani është shumë i madh. Përse nuk bëjmë një lidhje edhe me Malin e Zi, që është anëtar i Natos, ose me Greqinë edhe me shtete të tjera që përfaqësojnë Ballkanin? Është edhe Rumania, Bullgaria. Përse kufizohemi me Serbinë, që është një instrument i ndikimit rus në Shqipëri. Është një gabim shumë i madh?, analizon profesor Moikomi.

Profesori e sheh me shqetësim të madh, ndikimin e elementëve rus në vendin tonë. Teksa pohon ekzistencën e tyre, ai thotë edhe se situata duhet trajtuar më seriozisht nga klasa politike.

?Rusia që ka elementë rus. Rusia është një vend që ka potencial ekonomik. Ajo që është më e rëndësishme është që ka një potencial diplomatik të jashtëzakonshëm. Në shumë vendimmarrje botërore, diplomacia ruse ka luajtur rolin e vet. Menjëherë pas refuzimit të negociatave për në BE, ne patëm një ofertë tjetër, për një formë tjetër...?, thotë Zeqo, i cili një element tjetër që na largon nga Europa konsideron edhe faktin që një shtet siç është Turqia ka aleancë shumë të thellë më Rusinë. ?Këto ndikojnë. Ndikon qarkullimi material që mund të vijë nga Serbia në Shqipëri, sepse nuk janë pa konotacione të ndikimit rus. Mendoj se është shumë i drejtë alarmi, që mendon se Shqipëria është në rrezikun e influencave ruse, që do të bëjë ndarjen në dy pjesë; ose do të jemi me botën Euro-Atlantike, ose do të jemi me Lindjen. Por ne nga Lindja e kemi pësuar shumë herë?, shpjegon studiuesi.

Recommended