Report TV -Shqiptarët po martohen shumë të rinj flet sociologu Tushi
  • 5 years ago
Numri i të rinjve në Shqipëri që martohen në moshë të re vijon të ruajë të njëjtin trend, kjo mesa duket e ndikuar dhe nga tradita.

INSTAT ka nxjerrë të dhëna për vitin 2018 që tregojnë se për vajzat, më shumë se 53 % e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe deri në moshën 29 vjeç janë kryer 80,5 % e tyre. Mosha mesatare e vajzave është 25.5 vjeç, ndërsa një vit më parë ka qenë 26.5 vjeç.

Tek meshkujt, 54,6 % e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, dhe 82,4 % e martesave deri në moshën 34 vjeç, pra mosha mesatare e martesës është 30.2 vjeç.

Për faktin se pse shqiptarët po martohen në një moshë më të re, është shprehur për Report Tv, sociologu Gëzim Tushi. Ai thotë se rënia e moshës mesatare për tu martuar tregon se standardet e qytetërimit nuk kanë ardhur të plota tek ne.

"Trendi i kohës moderne është rritja e moshës së martesës, kudo në perëndim, kurse tek ne kjo prirje ka shkaqet e veta. Natyrisht ne kemi një mbivlerësim shumë të madhe për institucionin e martesës, në një farë mënyre kemi një këmbëngulje që me çdo kusht sa më parë të jetë e mundur ta realizojmë martesën e vajzës ose të djalit duke menduar që martesa është një institucion i stabilitetit te njeriut", shprehet Tushi.
Recommended